Ja kush do të jetë trajneri në rast të rënies në Serie B

Futboll

Ja kush do të jetë trajneri në rast të rënies në Serie B

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 12:43
Allegri

Ndoshta më e keqja nuk ka ardhur akoma.

Pas penalizimit me 15 pikë për shkak të fitimeve fiktive, Juventus rrezikon një dënim akoma më të rëndë në kuadrin e hetimit Prisma.

Janë katër akuzat për klubin torinez: manipulim i merkatos, komunikime të pavërteta, gjenerim të ardhurash të rreme dhe pengim i autoriteteve kontrollore.

Bardhezinjve mund t’u hiqen pikë të tjera dhe, në fakt, flitet për 20 pikë të tjera që do ta bënin skuadrën e Allegri-t të përfundonte në vendin e fundit në renditje me pak mundësi për të mbijetuar.

Rënia në Serinë B, përveç përjashtimit nga kupat europiane, do ta detyronte Zonjën e Vjetër të bënte një revolucion të vërtetë si në kohën e Calciopoli-t.

Ose më saktë: të largohen të gjithë yjet me rroga të larta, ashtu si edhe Massimiliano Allegri.

Kush do ta merrte vendin e Max-it? Në rast të një rënie në Serinë B, në stolin e torinezëve mund të ulet Gian Piero Gasperini. 65-vjeçari me një të kaluar te skuadrat e moshave të bardhezinjve di të punojë shumë mirë me të rinjtë.

Ndër të tjera cikli i tij tek Atalanta, që ka luftuar për titullin dhe ka shkuar shumë afër gjysmëfinales së Champions League, duket se ka ardhur në fund.

Ky është lajmi i fundit që vjen nga Italia për situatën delikate të Juventus-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat