Ish-sulmuesi i Chelseat nën rrënojat pas tërmetit në Turqi

Futboll

Ish-sulmuesi i Chelseat nën rrënojat pas tërmetit në Turqi

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 14:57
Christian Atsu

Ish-sulmuesi anësor i Chelsea dhe Newcastle, Christian Atsu thuhet se është bllokuar nën rrënoja pas tërmetit tragjik në Turqi. Mediet turke raportojnë se një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur yllin e klubit turk.

Ish-sulmuesi i Chelsea, iu bashkua klubit Hatayspor nga skuadra saudite Al Raed verën e kaluar.

Sipas raportimeve lokale, Atsu dhe drejtori sportiv i Hatayspor, Taner Savut, mbeten të zhdukur nën rrënojat në shtëpitë e tyre përkatëse dhe ende nuk dihet fati i tyre.

Disa orë më parë, tre futbollistë të tjerë të këtij klubi u nxorën shëndoshë e mirë nga rrënojat. Një portier 28-vjeçar gjithashtu nuk është gjendur ende, edhe pse kërkimet vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat