Bekaj harron lëndimin

Futboll

Bekaj harron lëndimin

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 11:31
Bekaj harron lëndimin

Tirana po përgatitet për sfidën me Vllazninë.

Dje është bashkuar me skuadrën Visar Bekaj, i cili u la pushim nga trajneri i bardhebluve pas goditjes në kokë.

Stërvitja është zhvilluar normalisht, ndërsa në fund dy lojtarë kanë pasur shqetësime në fund të përgatitjeve.

Veç Abazajt, Albano Aleksi do të humbasë sfidën me Vllazninë. Lojtari u ndëshkua me kartonin e katërt të verdhë.

Futbollisti ishte një nga pesë lojtarët me nga tre kartonë, ndërsa ata janë Bekaj, Iseni, Hila, dhe Najdovski, të cilët janë me tre kartonë të verdhë dhe nëse ndëshkohen edhe në sfidën me Vllazninë do të humbasin takimin e radhës në Superiore.

Tirana është në krye të renditjes me gjashtë pikë më shumë se Partizani i vendit të dytë.

Tre trofe pretendon të fitojë Tirana këtë sezon. Skuadra bardheblu është e para në renditje, ka fituar Superkupën e Shqipërisë dhe është në çerekfinalen e Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat