Ky ishte shërbimi që Bllazheviqi i kreu familjes së Sahit Kelmendit

Futboll

Ky ishte shërbimi që Bllazheviqi i kreu familjes së Sahit Kelmendit

Nga: K. Goca Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 15:40
Sahit Kelmendi

Sahit Kelmendi, legjenda e futbollit të Kosovës, kujton një çast interesant kur i ka shkruar mesazh trajnerit të famshëm kroat, Mirosllav Çiro Bllazheviq.

Çiro dje ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Bllazheviqi i ka ndihmuar familjes Kelmendi, sidomos në dy raste shëndetësore. 

“Kam pasur nderin e madh që si lojtar në ekipin tuaj, Prishtina dhe e gjithë Kosova, do t'ju jenë përgjithmonë mirënjohëse për gjithçka që keni bërë për ne. 

Ju falënderoj veçanërisht për atë që keni bërë për familjen time. 

Familja jonë nuk do t’i harrojë kurrë shërbimet që bëtë për nënën dhe nipin, që u kujdesët në Zagreb. 

Shumë përshëndetje nga familja Kelmendi, Zoti ju bekoftë dhe ju dëshirojmë jetë të gjatë dhe shumë lumturi”, kështu iu ishte drejtuar Kelmendi Bllazheviqit.

Nga ana tjetër, Bllazheviqi, i pat kthyer përgjigje Sahit Kelmendit, në adresë të djalit të tij, Artian Kelmendi.

“Biri im, edhe unë nuk do ta harroj kurrë babain tuaj dhe familjen tuaj. 

Sikur të jeni familja ime, të përshëndes bir”, - ishte mesazhi i Bllazheviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat