Alba shpreh dashurinë për Barçën: Do ta ulja pagën nëse më kërkojnë përsëri

Futboll

Alba shpreh dashurinë për Barçën: Do ta ulja pagën nëse më kërkojnë përsëri

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 12:39
Jordi Alba

Merkaton e kaluar pjesë e spekulimeve ishte edhe mbrojtësi spanjoll, Jordi Alba, për të cilin thuhej se mund të largohet nga Barcelona.

Alba ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024, dhe ende nuk dihet nëse gjiganti katalunas i ka ofruar rinovim kontrate spanjollit.

Tani, Alba ka shprehur dashurinë e tij për Barçën, duke thënë haptazi se dëshiron që ta vazhdojë të ardhmen e tij në “Camp Nou”.

“Dua të qëndroj te Barcelona dhe të përmbush kontratën time deri në qershor të vitit 2024, është prioriteti im”, tha Alba.

“Do ta ulja edhe pagën time nëse ma kërkojnë përsëri. Unë ndjehem mirë dhe kur të vjen dita që unë e ndjej se nuk mund të mbroj një klub sikur Barcelona, unë do të jem i pari që do të largohet”, shtoi më tej mbrojtësi spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat