Klopp drejt shkarkimit

Futboll

Klopp drejt shkarkimit

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 13:55
Klopp

Në Angli parashikojnë shkarkimin e trajnerit Jurgen Klopp, nëse “The Reds” do të eliminohen nga Reali i Madridit në 1/16 e Champions League.

“Mendoj se Klopp do të largohet. Jo tani, por nëse Reali i Madridit e eliminon nga Liga e Kampionëve.

Them se ai do të largohet para fillimit të sezonit të ardhshëm”, tha gazetari Richard Keys.

“Liverpooli është larg. Ata janë hije e asaj që kanë qenë dikur dhe nuk është mirë të fajësohen pronarët (Fenway Sports Group). Rënia është përgjegjësi e Kloppit,” këmbënguli Keys, duke fajësuar gjermanin për krizën e Liverpoolit.

Vendi i 10-të në Premier League, mundësia për t’u larguar shumë shpejt nga Championsi dhe për të mbetur jashtë Evropës sezonin e ardhshëm, loja aspak bindëse dhe qëndrimi i ashpër ndaj shtypit janë arsyet që po e shtyjnë bordin e drejtorëve drejt shkarkimit të trajnerit.

“Ka vetëm një fitues kur një trajner lufton me shtypin, dhe ai nuk është trajneri,” tha Richard Keys për luftën e Klopp me shtypin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat