Statistikat që turpërojnë

Futboll

Statistikat që turpërojnë

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 16:20
Statistikat që turpërojnë

Trajneri i kombëtares së Holandës, Ronald Kuman, e quajti të nxituar transferimin e Kodi Gakposë te Liverpuli për shkak të moshës së sulmuesit dhe formës së dobët të “Reds”-ave.

Dhe statistikat e blerjes së vetme të Jyrgen Klopit në merkaton e janarit i japin të drejtë.

Sulmuesi 23-vjeçar, për të cilin “Reds”- at paguan 44 milionë paund te PSVja nuk ka shënuar ende golin e parë apo të ketë dhënë asist në 6 ndeshjet e para me klubin anglez.

Dhe në këto ndeshje, të kuqtë kanë fituar vetëm një herë.

Përpara se të transferohej në “Anfield Road”, Gakpo kishte shënuar 13 gola në 24 ndeshje për skuadrën e PSV-së dhe kishte regjistruar edhe 17 asiste, bashkë me 3 golat në Botëror për kombëtaren “Tulipane”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat