Felix thotë se u largua nga Atletico sepse s`po mësohej me stilin e lojës

Futboll

Felix thotë se u largua nga Atletico sepse s`po mësohej me stilin e lojës

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 19:08
Felix

Sulmuesi portugez Joao Felix ka thënë se ai u largua nga Atletico Madrid për t`u bashkuar me Chelsean në formë huazimi, sepse ai po luftonte të mësohej me stilin e lojës së skuadrës spanjolle, duke shtuar se nuk e kishte të lehtë me filozofinë e trajnerit Diego Simeone. 

Joao Felix është transferuar në janar te Chelsea dhe deri më tash ka luajtur vetëm një ndeshje, pasi u përjashtua me karton të kuq në debutimin e tij në Premier League kundër Fulhamit, duke u dënuar me tri ndeshje, por do të kthehet në fushë të shtunën kundër West Ham United. 

“Kisha kohë që kërkoja një ndryshim, sepse ishte e vështirë për mua të mësohesha me mënyrën e lojës.

U largova sepse po përpiqesha dhe nuk po arrija.

Mendoj se ka qenë mirë për Atleticon dhe për mua gjithashtu”, ka thënë Felix.  

Reprezentuesi portugez në vitin 2019 i ishte bashkuar Atleticos nga Benfica për një vlerë prej 126 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat