Liverpool dhe Newcastle në “duel” për mbrojtësin e “aspirinave”!

Futboll

Liverpool dhe Newcastle në “duel” për mbrojtësin e “aspirinave”!

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:35
Jonathan Tah

Liverpool dhe Newcastle në “duel” për mbrojtësin e “aspirinave”!

Me merkaton e dimrit tashmë të mbyllur, klubet tanimë duhet të bëjnë llogaritë për verën, për të parë dhe përcaktuar më ekzaktësisht pozicionet e nevojshme, që duhen përmirësuar në afatin e radhës së transferimeve.

Sipas mediave angleze, në “radarët” e klubeve të Premier League ka rënë mbrojtësi i Bayer Leverkusen, Jonathan Tah, me Liverpool e Newcastle që janë në “garë”, për shërbimet e 27-vjeçarit gjerman.

Ndërkaq, deri më tani ende nuk është bërë me dije nëse klubet kanë filluar negociatat me “aspirinat” e Bundesliga dhe sesa mund të kushtojë “operiacioni” i sjelljes së Tah, në kampionatin elitar të “ishullorëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat