Xherdan Shaqiri ishte shumë i zemëruar, Yakin tregon arsyen

Futboll

Xherdan Shaqiri ishte shumë i zemëruar, Yakin tregon arsyen

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 shkurt 2023 Në ora: 13:59
Xherdan Shaqiri

Selektori i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, është i prerë sa i përket yllit nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

A do të jetë Shaqiri pjesë e Zvicrës për ballafaqimin me Bjellorusinë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, që do të luhet në stadiumin në Novi Sad të Vojvodinës, Yakin ka sqaruar gjithçka. 

Në mars nisin kualifikimet e Evropianit: A do të jetë Xherdan Shaqiri kundër Bjellorusisë dhe Izraelit?

“Shaqiri ishte i përfshirë në të gjitha golat tona në Kampionatin Botëror. 

Kur e zëvendësova me Serbinë, ai ishte shumë i zemëruar.

Ai është gati kur të vijnë ndeshjet e mëdha. 

Ne nuk duhet të diskutojmë Shaqirin, nëse ai është në formë, ai është shumë i vlefshëm për ne”, përgjigjet ndër të Yakin për mediumin zvicerane “Blick”.

A do ta përshtatni sistemin me kundërshtarin në ndeshjet si kundër Kosovës, Bjellorusisë, Andorrës, Rumanisë dhe Izraelit?

“Ne duam të mbajmë rolin e favoritëve, nuk do të ndryshoj një sistem për një kundërshtar.

Por kjo nuk do të thotë se nuk kemi lojtarë që mund të luajnë në formacione të ndryshme”, tha Yakin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat