Mezani: Se prisja këtë humbje në shtëpi

Futboll

Mezani: Se prisja këtë humbje në shtëpi

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 15:27
Mezani

Laçi pësoi humbjen e parë nga Egnatia, pas tre fitoresh radhazi në kampionat.

 Pas sfidës foli edhe trajneri i kurbinasve, Gentian Mezani.

"Sot nuk arritëm as të barazojmë.

Deri diku kishim arritur të rregullonim diçka në grint, por sot treguam të kundërtën.

Në pjesën e parë nuk arritëm të kapnim topat e dytë, do ta shikojmë me vëmendje këtë ndeshje, nuk na falet, duhet të kishim bërë më të mirën për të vazhduar vazhdimësinë.

Besojmë që mund ta mposhtim në Kupën Egnatian, pasi do të jemi të motivuar dhe do të bëjmë maksimumin.

Nuk e prisja këtë humbje, arrijmë të futemi në konfuzion dhe i dhamë mundësi kundërshtarit të na godasë dhe të shikojmë përpara.

Sot nuk arritëm të fitojmë por sdo të thotë që sdo ta bëjmë herë tjetër, nuk funksionoi diçka dhe do mundohemi ta zgjidhim”, tha Mezani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat