Derbi londinez pa fitues

Futboll

Derbi londinez pa fitues

Nga: K. G. Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 15:29
Pamje nga ndeshja

Chelsea nuk ka marrë më shumë se një pikë në derbin londinez, duke luajtur baras (1:1) me West Ham-in.

Vendasit treguan lojë të mirë dhe ndalen një pikë karshi Chelseat të favorizuar.

Në minutën e 16-të, Joao Felix kaloi në epërsi Chelsean, por kjo epërsi nuk zgjati më shumë se 12 minuta.

Në minutën e 28-të, Emerson ka barazuar rezultatin 1:1.

Pas javës së 23-të në Premier League, Cheslea renditet në vend të nëntë me 31 pikë dhe West Ham është i 15-ti me 20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat