IOC dhe UEFA ofrojnë ndihmë pas tërmetit në Turqi dhe Siri

Futboll

IOC dhe UEFA ofrojnë ndihmë pas tërmetit në Turqi dhe Siri

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 15:59
Bach

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe organi evropian i futbollit UEFA janë ndër federatat sportive që kanë ofruar ndihmë financiare për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

IOC tha sot se Lëvizja Olimpike do të dhurojë 1 milion € për të ndihmuar komunitetin Olimpik në zonën e prekur nga tërmeti i së hënës, të cilat kanë shkaktuar mbi 22 000 të vdekur.

“Me pikëllim të madh mësuam për humbjen tragjike të jetëve dhe shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti që ka goditur rajonin juglindor të Turqisë dhe Sirisë”, tha presidenti i IOC-së, Bach.

“Për fat të keq, në mesin e viktimave janë sportistë dhe anëtarë të komunitetit Olimpik, ndërsa shumë të tjerë kanë humbur banesat e tyre dhe infrastruktura sportive është dëmtuar rëndë”, shtoi ai.

UEFA tha se do të ofronte 200,000 € (161,000 dollarë), 150,000 € për Federatën Turke të Futbollit dhe 50,000 € nëpërmjet Fondacionit të saj për Fëmijët për dy organizata joqeveritare në vijën e parë të ndihmës.

UEFA tha se po shqyrtonte gjithashtu mbledhjen e fondeve shtesë per finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat