Ibra i Kosovës në 13 minutat e fundit për Bayernin, me fitore bindëse 

Futboll

Ibra i Kosovës në 13 minutat e fundit për Bayernin, me fitore bindëse 

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 17:23
Coman

Skuadra e Bayernit të Munihut ka arkëtuar tre pikë të rëndësishme në luftë për titullin e kampionit në Gjermani.

Bavarezët i shkaktuan humbje me rezultat 3:0 Bochum-it, në kuadër të javës së 20-të në Bundesliga I.

Golat i realizuan Muller (41'), Coman (64') e Gnabry (73' nga penalltia).

Futbollisti nga Kosova, Arijon Ibrahimoiviç, u paraqit nga minuta e 77-të në vend të Sanes.

Ibra ka luajtur për 13 minuta dhe iu gëzua fitores së Bayernit.

Bayerni kryeson me 43 pikë, ka tre më shumë se Dortmundi dhe Bochum renditet në të 15-tin me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat