Notë e pabesueshme për Granit Xhakën nga mediumi anglez 

Futboll

Notë e pabesueshme për Granit Xhakën nga mediumi anglez 

Nga: K. Goca Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 19:14
Granit Xhaka

Arsenali zhgënjeu sërish në Premier League, kësaj radhe me barazim (1:1) në përballje me Brentford-in, në takimin e javës së 23-të.

Është interesant se Brentford në disa raste ka pas mundësi shumë të mira, veçmas në minutën e 25-të kur tërthorësja ia mohoi golin  futbollistit Toney.

Futbollisti Granit Xhaka me shokë nuk iu shkoi ashtu siç planifikuan, duke luajtur baras me një ekip që vërtet ka qenë i papërshtatshëm nga minuta e parë e deri në fund.

Xhaka është vlerësuar me notën 5.5 nga mediumi i njohur anglez “Daily mail”. 

Toney i Brentford-it, është lojtar i ndeshjes, me notën 8.5.

Notat - Arsenali - Brentford 

Arsenal (4-3-3): Ramsdale 6; White 5, Saliba 5.5, Gabriel 5, Zinchenko 6; Odegaard 6, Partey 5, Xhaka 5.5 (Vieira 81’, 5); Saka 6.5, Nketiah 6, Martinelli 5 (Trossard 62’, 7).

Brentford (3-5-2): Raya 6.5; Ajer 6, Pinnock 7, Mee 6.5; Roerslev 6, Janelt (Dasilva 71’, 6) 7, Jensen 7, Henry 7.5; Mbeumo (Wissa 71’, 6) 7, Toney (Schade 90’) 8.5.

Përderisa mediumi anglez e ka vlerësuar me notë 5.5, faqja e specializuar për statistika “Sofascore” e ka vlerësuar me notë 7.0, ndërsa futbollistin Toney me 8:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat