Teuta Mehmeti rikthehet pas lëndimit, Qerim Shaqiri optimist

Futboll

Teuta Mehmeti rikthehet pas lëndimit, Qerim Shaqiri optimist

Nga: K. Goca Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 19:37
Teuta Mehmeti

Futbollistja Teuta Mehmeti ka hequr qafesh lëndimin dhe iu është kthyer përgatitjeve me ekipin e Vizionit nga Ferizaj.

Trajneri i kësaj skuadre, Qerim Shaqiri, është krenar që kapitenja u rikthye nga lëndimi, duke u shprehur optimist për pjesën e dytë të kampionatit.  

Teuta luan në pozitën e mesfushës dhe është lojtare kyqe në ekip.

Image

Vizioni

Ajo është krenare që pas telasheve të mëdha me lëndim, më në fund i kthehet fushës së gjelbër përkatësisht iu bashkohet bashkëlojtareve në Durrës, me synime që të shënojnë rezultate sa më të mira me ekip.

Teuta e falënderon Dr.Amir Vejselin që e ka operuar dhe fiziaterapeutin Arbanis Maxhuni.

Vizioni garon në Ligën e Parë të Kosovës, duke zënë vendin e dytë me 13 pikë apo ka 8 me pak se kampionja vjeshtore, Presingu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat