Zeqiri shënon dhe asiston në fitoren e Baselit

Futboll

Zeqiri shënon dhe asiston në fitoren e Baselit

Nga: K. Goca Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 22:18
Zeqiri shënon dhe asiston

Futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiiri, është në formë, duke e ndihmuar Baselin në fitore me rezultat 3:1 ndaj Sionit.

Zeqiri ka shënuar në minutën e 26-të dhe ka asistuar në golin e tretë në minutën e 70-të.

Për Baselin realizuan Zeqiri (26'), Amdouni (61'), Novoa Ramos (70') dhe Për Sionin shënoi Araz (15').

Zeqiri u zëvendësua në minutën e 76-të nga Taulant Xhaka.

Kevin Halabaku u aktivizua nga minuta e 74-të për Sionin. 

Baseli pas një barazimi e dy humbje humbjeve, i kthehet fitoreve, në fakt ishte fitorja e parë në vitin 2023.

Baseli renditet në pozitën e 6-të me 25 pikë dhe ka 4 më shumë se Sioni që gjendet dy pozita më poshtë në kampionatin zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat