Kapiteni i Milanit reagon pas fitores

Futboll

Kapiteni i Milanit reagon pas fitores

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 12:25
Davide Kalabria

Fitore e rëndësishme, por kriza nuk është kapërcyer ende.

Davide Kalabria, në cilësinë e kapitenit, ka komentuar ndeshjen e djeshme duke deklaruar:

“Përballjet si kjo me Torinon janë vetëm një tullë në rrugëtimin tonë.

Duhet të jemi të bindur në cilësitë tona dhe të fitojmë siç synohet në një klub si Milani.

Torinon e njohin të gjithë se çfarë skuadre e vështirë është. Duelet një kundër një janë sekreti për të fituar ndeshje kaq të ndërlikuara.

Për fat tani kemi edhe një armë si Ibra, i cili është pikë referimi për të gjithë dhe bën diferencën në çdo ndeshje.

Një kampion i tillë mundet vetëm të na ndihmojë”.

Më shumë sesa te fitorja me Torinon, Davide Kalabria vijon të jetë i shqetësuar mbi thashethemet e shumta që po dalin për Milanin.

Kapiteni është rikthyer të flasë lidhur me këtë çështje duke deklaruar:

“Ndonjëherë habitem me fantazinë dhe dashakeqësinë që mund të ketë një qenie njerëzore.

Fjalët e mia kanë si qëllim të vendosin një pikë mbi të gjitha budallallëqet që shkruhen për skuadrën tonë.

Edhe sepse jemi më të bashkuar se kurrë për të vijuar sezonin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat