Ylli holandez zbulon se ishte afër transferimit tek Manchester United

Futboll

Ylli holandez zbulon se ishte afër transferimit tek Manchester United

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 12:26
Cody Gakpo

Cody Gakpo më 1 janar 2023 u zyrtarizua si lojtar i ri i Liverpool. Për holandezin u paguan 42 milionë euro tek  PSV Eindhoven.

Por në garë për të ishte edhe Manchester United, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

“Bisedova shumë me van Nistelrooy për Manchester United gjatë verës, kur dukej se po realizohej transferimi. Por në dimër jo. Ishte dëshira e Ruud që të shkoja tek një klub i madh dhe mendoj se këtë e kam arritur me Liverpool.”, tha Gakpo.

23 vjeçari deri më tani ka zhvilluar 6 ndeshje me Liverpool, por ende nuk ka rritur të regjistrojë gol apo asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat