Alesandro Bastoni konsiderohet lider i prapavijës dhe tek Interi duan ta trajtojnë si të tillë në rinovimin që po i përgatitet.
Klubi po përgatit një propozim prej 4.5 milionë eurosh për 23-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në 2024-ën, por akordi nuk duket kaq pranë.
Bastoni, edhe pse ka pohuar se dëshiron të vazhdojë karrierën te zikaltrit, ka qenë i qartë në kërkesat e tij për drejtuesit dhe pretendon një rrogë prej 6 milionë eurosh, e njëjta shifër që përftojnë Lautaro, Brozoviç e Barela.
Me takimin mes palëve të planifikuar në muajin mars, Bastoni dhe Interi duken ende larg, pavarësisht vullnetit reciprok.