Trepça ’89 gjunjëzon Dritën 

Futboll

Trepça ’89 gjunjëzon Dritën 

Nga: K. Goca Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 14:51
Pamje nga ndeshja

Trepça ’89 nga shënuar fitore me peshë të madhe, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Dritën e Gjilanit, në takimin e javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Tre pikë të mëdha për mitrovicasit, në luftë për të siguruar ekzistencën.

Në minutën e 12-të, Armend Gashi ka realizuar për fitoren e madhe. 

Drita lëshon kreun e tabelës, duke u renditur në vend të dytë me 38 pikë dhe ka tre me pak se lideri i ri, Ballkani.

Trepça zë vendin e shtatë me 22 pikë, kjo pak a shumë e gëzon edhe trajnerin Shpëtim Idrizi.    

Pak kush ka pritur se Drita do të gjunjëzohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Albi Mall Superliga 

Trepça 89’ – Drita 1:0
Dukagjini – Prishtina 1:0
Gjilani – Ferizaj 0:0
Drenica – Llapi 0:1
Malisheva – Ballkani 2:4

Renditja 

1. Ballkani    19    12    5    2    34:17    41
2. Drita    19    11    5    3    36:20    38
3. Gjilani    19    7    7    5    18:21    28
4. Prishtina        19    7    6    6    25:20    27
5. Dukagjini    19    7    4    8    18:16    25
6. Llapi    19    6    5    8    24:28    23
7. Trepça ’89    19    5    7    7    29:35    22
8. Drenica    19    5    5    9    17:23    20
9. Malisheva    19    5    4    10    31:34    19
10. Ferizaj    19    2    8    9    15:33    14

Java e 20-të, do të takohen: Llapi - TRepça '89, Drita - Dukagjini, Ferizaj - Prishtina, Ballkani - Drenica dhe Gjilani - Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat