Dallku: Dikujt po i pengon që Dukagjini

Futboll

Dallku: Dikujt po i pengon që Dukagjini

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 15:58
Dallku

Dukagjini ka marrë një fitore të madhe ndaj Prishtinës me rezultat minimal 1-0.

Pas ndeshjes trajneri i klinasve, Armend Dallku ka thënë se është shumë i kënaqur me fitoren dhe lojën e treguar nga futbollistët e tij.

“Jam shumë i kënaqur, pasi kishim kundërshtar direkt sa i përket renditjes në tabelë.

Kishim marrë masa pas ndeshjes për Kupë.

Po besoj që dikujt po i pengon që Dukagjini po luan mirë, po fiton pikë.

Mendoj se duhet të gëzojnë respekt të gjithë për Dukagjinin.

Duhet ta rregullojmë fushën, pasi ndryshe është futbolli në fushë sintetike ndryshe natyrale.

Në ‘Zahir Pajaziti’ dhe ‘Fadil Vokrri’ shihen skuadrat, pasi është vështirë t’i bësh ballë ekipit tonë.

Kishim raste edhe për ta dyfishuar rezultatin, kurse kundërshtari nuk kishte të njëjtën gjë”, ka thënë Dallku.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat