Kross thotë se nuk është lehtë në Botërorin e klubeve

Futboll

Kross thotë se nuk është lehtë në Botërorin e klubeve

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 16:54
Toni Kroos

Futbollisti i Real Madridit, Toni Kroos, ka thënë se në Botërorin e klubeve mund të mos ketë ekipe me shumë cilësi si në Champions League, por aty skuadrat luajnë ndeshjet e jetës. 

Klubi spanoll ka mposhtur atë saudit, Al Hilal dhe gjermani tashmë është dikush që paraqitur në të pesë triumfet e Real Madridit në këtë garë. 

Ai ka kujtuar se nuk ka qenë rruga e lehtë për deri tek Botërori i klubeve.

"Për të arritur këtu ju duhet të fitoni Ligën e Kampionëve dhe kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë përsëri, megjithëse është e vështirë.

Rruga është shumë e gjatë. Gjithashtu kur e kujton se si vuajtëm në Champions League në ndeshjet me eliminim direkt dhe në finale, arritja këtu është një çmim", është shprehur ai. 

“Këtu rivalët mund të mos kenë cilësinë e Champions League, por është loja e jetës së tyre dhe ju duhet të luani një lojë serioze”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat