Një brazilian te skuadra shqiptare në Mal të Zi 

Futboll

Një brazilian te skuadra shqiptare në Mal të Zi 

Nga: K.G. Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 23:21
Petraci

Afati kalimtar përfundon në mesnatë, ndërsa skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit, ka arritur të përforcohet me një futbollist brazilian. 

Pas sulmuesit Oliver Sharkiq që erdhi dje, sot skuadrës së Tuzit iu bashkua edhe mesfushori brazilian, Pedro Petraci.

Ai vjen nga Ashdodi i Izraelit dhe do të jetë lojtari i huaji i tretë në Deçiq.

Deçiqi synon daljen në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat