Galtier, në rrezik?

Futboll

Galtier, në rrezik?

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 12:34
Galtier

Galtier, në rrezik? Te PSG bëjnë gjithçka për të afruar Guardiolën!

Paris Saint-Germain po çalon dhe drejtuesit e tij pritet të reflektojnë për të ardhmen e trajnerit Galtier.

Sipas raportimeve nga Franca, klubi i Parisit po përpiqet në çdo mënyrë të bindë Pep Guardiolën që të largohet nga Manchester City dhe sezonin e ardhshëm të marrë drejtimin e ekipit të tyre.

Kjo pistë mund të duket disi e arritshme, pasi nëse “citizens”, të cilët janë nën hetim, do të sanksionohen, atëherë spanjolli do të zgjidhte largimin dhe PSG duket një vend goxha premtues për të ardhmen e teknikut.

Nga Franca më tej theksohet se sapo të rinovohet Messi, argjentinasi mund të përdoret si një negociator për të bindur Guardiolën, duke ditur se dyshja i kanë ruajtur marrëdhëniet pozitive mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat