Dortmund paralajmëron ekipet e interesuara për Bellingham

Futboll

Dortmund paralajmëron ekipet e interesuara për Bellingham

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 08:48
Bellingham

Drejtori sportiv i Borussia Dormtund, Sebastian Kehl, ka paralajmëruar klubet e interesuara për shërbimet e Jude Bellingham se nuk do ta lëshojnë lehtë yllin nga ekipi.

“Nuk ka zhvillime të reja. Do të përpiqemi të jemi të qetë.

Natyrisht se duam që ta mbajmë Bellingham tek Borussia Dortmund sa më gjatë të mundemi sepse është lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm.”, tha Kehl për mediumin “Ruhr Nachrichten”.

19-të vjeçari anglez është ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane, derisa vlera e tij aktuale në treg është 110 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat