Ibra nga Kosova i grumbulluar nga Bayerni

Futboll

Ibra nga Kosova i grumbulluar nga Bayerni

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 13:25
Arijon Ibrahimoviç

Sulmuesi nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç, po jeton një ëndërr te gjigantët e Bayernit të Munichut.

Pas debitimit me ekipin e parë në kampionat, 17-vjeçari tashmë është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për supersfidën e Champions League, që Bayerni do të zhvillojë sot ndaj PSG-së.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku është zbardhur edhe lista e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Nagelsmann për këtë duel.

Një vlerësim i jashtëzakonshëm për Ibrahimoviçin shqiptar, i cili me sa duket është një element mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës së Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat