“Pichichi” i La Liga 2 dhe i ngjashëm me Lewandowskin

Futboll

“Pichichi” i La Liga 2 dhe i ngjashëm me Lewandowskin

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 13:40
Myrto Uzuni

Prestigjiozja spanjolle “Marca”, i ka rezervuar një hapësirë të veçantë këtë të hënë sulmuesit shqiptar, Myrto Uzuni, pjesë e Granadas në La Liga 2”.

Më titullin “Uzuni, “Pichichi” dhe i “talisman”, shkrimi i “Marca”-s analizon përformancat e sulmuesit të lindur në Berat dhe ndikimi e tij në ekipin andaluzian.

“Uzuni zbarkoi në “Los Cármenes” pa krijuar pritshmëri të mëdha. Emri i tij nuk bëri jehonë, por shqiptari nuk vonoi të shfaqte cilësisë e tij, duke fituar zemrat e tifozëve.

Një potencial i fshehur, që u shfaq me prepotencë në këtë sezon, siç dëshmohet nga 17 golat e tij, që përbëjnë 50% të golave të shënuar nga Granada.

Shqiptari është golashënuesi më i mirë në La Liga 2 me gjashtë gola më shumë se Raúl García i Mirandésit, ndjekësi i tij më i afërt.

Gola që përkthehen edhe në fitore për skuadrën “bardhekuqe”, e cila gjithmonë merr tri pikë kur Uzuni “shpon” portën rivale, gjë që tregon rëndësinë e futbollistit në skuadrën e Paco López.

Myrto Uzuni ka shënuar në dhjetë ndeshje të ndryshme të kampionatit dhe sa herë ka e ka dërguar topin në rrjetë rezultati ka qenë i njëjtë: triumf për Granadën.

Përveç kësaj, beratasi ka zhbllokuar rezultatin në shtatë ndeshje ku ka shënuar, duke i hapur rrugën fitores së andaluzianëve.

Uzuni i ka siguruar Granadës gjithsej 20 pikë me golat e tij, duke nënshkruar mesatarisht një gol çdo 105 minuta. Mund të krahasohet për nga efikasiteti me Lewandowkin, që shënon çdo 102 minuta".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat