Besnik Ferati huazohet te ekipi nga Prilepi

Futboll

Besnik Ferati huazohet te ekipi nga Prilepi

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:26
Besnik Ferati

Besnik Ferati (22), futbollisti i ri i Shkupit, në sezonin pranveror do ta veshë fanellën e Pobedës.

Feratti, i cili në të kaluarën ka qenë anëtar i të gjitha kombëtareve të të rinjve, për të pasur sa më shumë kohë loje, në gjashtë muajt e ardhshëm do të jetë me ekipin e ligës së parë të Prilepit.

Sigurisht që ky është një përforcim për radhët e Pobedës nëse dihet se në afatin kalimtar dimëror mbeti pa më të mirët, dhe skuadra dalëngadalë po “arnonte” atë që i pret në pranverë në betejën për mbijetesë.

Ndryshe, Besnik Ferati, para se të rikthehej një vit më parë në Çair, klubi ku e nisi karrierën, ka qenë pjesëtar i A. Pandev, Partizani Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat