Gakpo: Jam i lumtur për golin

Futboll

Gakpo: Jam i lumtur për golin

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:39
Gakpo

Përveç fitores 2-0 të Liverpool ndaj Everton dhe suksesit në derbi, ajo çfarë la shenjë në këtë përballje ishte edhe goli i holandezit Gakpo, me ishin e PSV-së që realizoi golin e parë në “ishull”.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, lojtari u shpreh shumë i lumtur që shënoi, ndërsa shtoi se për të ishte një ndeshje shumë e mirë.

“Jam i lumtur për golin, por më shumë për suksesin. Ishte një ndeshje shumë e mirë. Më është dashur të pres pak për këtë moment, sepse mendoj se çdo lojtar ëndërron të shënojë në ndeshjen debutuese, por tani jam vërtet shumë, shumë i lumtur.

Ëndrra është që të shënosh në minutën e parë të ndeshjes së parë që luan.

Në fund më është dashur të pres pak, por jam shumë i kënaqur që munda ta shënoj këtë”-tha ai..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat