Vllaznia nuk ndalet

Futboll

Vllaznia nuk ndalet

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 16:55
Vllaznia

Pas një jave të ngjeshur me takime, tekniku Josa, para nisjes së punës për përballjen ndaj Egnatias, ka zgjedhur që të lërë pushim ekipin.

Një gjë e tillë do të vlejë për lojtarët për një rikuperim të mundshëm forcash.

Tekniku Josa është shprehur në çdo intervistë të takimeve të fundit se disa nga lojtarët kanë nevojë për një rikuperim forcash pas disa takimeve të ngjeshura.

Megjithatë, sot skuadra do të kthehet në proceset stërvitore për takimin e radhës, atë ndaj Egnatias.

Edhe pse dita e sotme ka përkuar me Shën Valentinin, trajneri nuk ka ndryshuar regjimin stërvitor të lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat