Prishtina dëmtohet rëndë por i refuzohet ankesa

Futboll

Prishtina dëmtohet rëndë por i refuzohet ankesa

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 17:27
Pamje nga ndeshja Dukagjini - Prishtina

Prishtina dëmtohet rëndë por i refuzohet ankesa!

Komisioni i Garave i FFK-së në përbërje: Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë, në mbledhjen e vetë të mbajtur me datë: 14.02.2023, duke vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, si dhe të ankesës së ushtruar nga: Klubi i Futbollit – F.C. Prishtina, lidhur me kontestimin e rregullsisë dhe rezultatit të kësaj ndeshje, Komisioni i Garave si organ i autorizuar dhe kompetent, konform nenit 66 të Propozicioneve të Garave dhe nenit 71 të Regullores së Garave, me datë: 14.02.2023 mori këtë:

VENDIM

Refuzohet si e pabazuar ankesa e FC Prishtina – nga Prishtina dhe ndeshja e javës së 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, ndërmjet KF Dukagjini dhe FC Prishtina, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, 1:0 në favor të KF Dukagjini nga Klina.

A r s y e t i m

Komisioni i Garave në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 14.02.2023, regjistroi ndeshjet e javës së 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës me rezultatet e arritura në fushë, përveç të ndeshjes së zhvilluar në Klinë në mes të -K.F- Dukagjini dhe FC.-Prishtina , për shkak se FC-Prishtina ka ushtruar ankesë, duke kontestuar rregullësinë e sidomos ( golin e shënuar) dhe rezultatin e kësaj ndeshje.

Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se:
Për Komisionin e Garave sipas nenit 71, paragrafi 1 të Regullores së Garave janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje lidhur me ankesën.

Komisioni i Garave në ecurinë e procedimit juridik të administrimit të provave dhe të vendimmarjes, ka kërkuar deklarata nga të gjithë zyrtarët e kësaj ndeshje, nga gjyqtari kryesor, gjyqtarët e tjerë në këtë ndeshje, gjyqtarët e dhomës së VAR-it si dhe nga personat zyrtar në këtë ndeshje, kontrollori, delegati, superkontrolla.

Po ashtu Komisioni i Garave ka kërkuar Letërkonfirmimin edhe nga Komisioni vleresues i Gjyqtarëve dhe pas administrimit të gjitha shkresave një nga një si dhe të gjitha së bashku, e të cilat dëshmi kanë peshë dhe relevancë determinuese – përcaktuese në orientim dhe kahje të vendimmarrjes, kështu që sipas nenit 79 të Rregullores së Garave kemi shtatë (7) pika (raste) të shkeljeve esenciale të dispozitave të Rregullave të Lojës së Futbollit dhe rasti konkret, kontestues i kësaj ndeshje nuk mund të cilësohet (kualifikohet ) si shkelje esenciale.

Prandaj, sipas nenit 79 të Rregullores së Garave refuzohet ankesa e FC Prishtina si e pabazuar dhe ndeshja e javës së 19-të ndërmjet KF Dukagjini – FC Prishtina, regjistrohet me rezultat të arritur në fushë 1:0 në favor të KF Dukagjini, njofton Kryetari i Komisionit të Garave Abdyl Bellopoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat