Rodrygo zbulon se ishte afër kalimit te Barcelona

Futboll

Rodrygo zbulon se ishte afër kalimit te Barcelona

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 19:00
Rodrygo

Real Madrid dhe Barcelona kanë konkurruar shpeshherë për të nënshkruar me futbollistë të ndryshëm.

Një prej tyre është Rodrygo, i cili në vitin 2019 nënshkroi me klubin nga kryeqyteti spanjoll.

Sulmuesi brazilian, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Goal”, ka pranuar se ishte pranë kalimin në “Camp Nou”, pavarësisht se ai e donte Real Madridin.

Ai tha se ishte befasi për të kur mori vesh se në garë kanë hyrë edhe “Los Blancos”, duke shtuar se për të ishte një prej momenteve më të mira në karrierën e tij.

“Kur babai im më tregoi lajmin…

Unë gjithmonë e tregoj këtë histori.

Kisha dy fanella: një për Barçën dhe një për Real Madridin dhe më duhej të zgjidhja. Ishte shumë e lehtë për mua të zgjidhja.

Gjithçka ishte dakorduar me Barcelonën.

Ishte një surprizë për mua, nuk e prisja të hynte Real Madridi. Ishte një nga momentet më të lumtura të jetës sime”, deklaroi Rodrygo.

22-vjeçari deri më tani ka regjistruar 140 paraqitje me Real Madridin në të gjitha garat, ka shënuar 28 gola dhe ka kontribuar 27 asistime.

Ai numëron edhe shtatë trofe të fituar me klubin nga Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat