Sane kërcënon francezët

Futboll

Sane kërcënon francezët

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 20:14
Leroi Sane

Leroi Sane nuk i ka shpëtuar vorbullës së diskutimeve mbi fatet e Bajernit në Ligën e Kampionëve, ku do të jetë PSG-ja e Mesit-Nejmarit dhe Mbapesë si fortesa e parë për t’u thyer.

“Jam optimist se do t’ia dalim të kalojmë në fazën tjetër, ndonëse kemi përballë një ekip me shumë pretendime në Champions.

Përvoja mbetet jetike në një kompeticion kaq elitar dhe ne e gëzojmë.

Kemi treguar dimensione të ndryshme deri në këtë pikë të sezonit si goleada, spektakël, vështirësi, oshilacione, por e kemi gjetur Sane sërish busullën e fitoreve jo vetëm në rezultate”, përfundoi sulmuesi 27-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat