Pioli më në fund është i kënaqur

Futboll

Pioli më në fund është i kënaqur

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 23:34
Stefano Pioli

Stefano Pioli i është gëzuar fitores së Milanit në ndeshjen parë me eliminim direkt ndaj Totenhemit në Ligën e Kampioneve.

Skuadra e tij zhvilloi një paraqitje të mirë dhe trajneri shpjegoi se keqardhja e vetme ishe që nuk u mbyll me më shumë gola.

“Ishte një ndeshje e vështirë, e luftuar, ndaj një skuadre të fortë.

Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, por e dimë se sa i vështirë do të jetë kalimi i turit. Por sot jam i kënaqur.

Trajneri është gjithmonë i kënaqur kur sheh në fushë punën që ka bërë gjatë javës. Kohët e fundit nuk ia dilnim edhe aq shumë, por sonte shumë gjëra na dolën, ndoshta mund të shmangnim ndonjë pasim të tepruar mbrapa.

Keqardhje që nuk kishte avantazh më të thellë? Po, për ata dy gola…

Ai i De Ketelar dhe ai i Çau. Por ishte në ndeshje e luftuar, edhe ata na vunë në vështirësi dhe ka shumë aspekte pozitive. Ishte vetëm etapa e parë dhe e dyta do të jetë edhe më e vështirë.

Kjo paraqitje do të na japë më shumë kmoral, por duhet të jemi të vëmendshëm, dinamikë, të gatshëm.

Kemi kaluar një muaj të vështirë, por po mundohemi që të kalojmë të gjithë vështirësitë.

Vazhdoj të mendoj dhe besoj se po stërvit një grup me të vërtetë special”, tha Pioli për “Mediaset” pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat