Coman: 1:0, pak për çfarë dhamë

Futboll

Coman: 1:0, pak për çfarë dhamë

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 11:11
Kingslry Coman

Kingslry Coman është i abonuar me golin kundër PSG-së, ndaj ish-skuadrës së tij, të cilën e goditi edhe dje, në Paris, ashtu siç bënte tri vite më parë kur i rrëmbente trofeun në finalen e Champions-it.

Dhe ndoshta në Paris, ashtu sikurse në Torino te Juventusi, e qajnë shumë këtë sulmues shumë “të hidhur”.

“Një fitore në transfertë është gjithmonë start i mirë dhe pozitiv për ndeshjen e kthimit, por ndoshta duke parë se sa krijuam, morëm shumë pak nga kjo ndeshje.

Gjithsesi, duke qenë se nuk shënuam dhe në fund edhe rrezikuam, le të themi që mund të kënaqemi edhe me 1:0”, bëri hyrjen e tij “Njeriu i ndeshjes”.

Kingsli, çfarë ndjesie ishte të ktheheshit në “Parkun e Princave”?

Speciale, pasi jam rritur te PSG-ja. Parisi është qyteti ku linda dhe u rrita, prandaj të festoj këtu, edhe pas një goli të rëndësishëm është e pamundur për mua.

Pse dolët përpara kohe nga fusha?

Sepse ndjeva një shtrëngim në një pulpë dhe nuk doja që të sforcohesha më kot.

Nesër (sot) do të kryej vizitat e rastit dhe të shpresojmë që të mos jetë diçka serioze, por një dëmtim që do të kërkojë pak ditë punë.

Pasi fituat këtu, duhet të konfirmoheni edhe në Mynih, sepse ndryshe mund të jetë e vështirë…

Po, por do të kemi 3 javë kohë që të bëjmë më mirë llogaritë me idetë e lojës sonë në sulm dhe marrjen e masave për të mos i lënë më hapësira PSG-së, siç ndodhi në fund të ndeshjes. Por deri atëherë, le të fokusohemi te Bundesliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat