Nagelsman i habitur nga forma e vendasve

Futboll

Nagelsman i habitur nga forma e vendasve

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 11:43
Nagelsman

Fitorja me shifrat minimale në transfertë të Bajernit në Paris nuk e ka mbushur plotësisht ambicien e Nagelsmanit, i cili mendoi se vendësit do të ishin më kërkues në menaxhimin e topit dhe rrezikimin e kuadratit të Zomer:

“Fillimi i lojës ishte fantastik nga ana jonë. Treguam dëshirë dhe rrjedhshmëri në konkludimin e topit. Mund të kishim bërë më mirë në rastet e paraqitura.

Të jem i drejtpërdrejtë nuk e prisja që PSG-ja të luante me temp të ulët.

Duket sikur ata nuk e dëshironin ta kishin sferën në kontroll. Edhe startimi i pjesës së dytë dha thuajse të njëjtën tablo. Me kalimin e minutave do të ishte evidente humbja e energjive nga lojtarët e mi, por fatmirësisht pa pasoja.

Nëse Myler, shokët dhe kolegët e repartit ofensiv do të ishin treguar më cinikë mund t’i kishim vënë vulën jo vetëm fitores.

Detyra e parë u përmbyll me sukses.

Besoj se takimi i radhës do të ketë tone më të qeta, marrë në konsideratë faktin që ne do të jemi përballë tifozërisë sonë.

Nuk kam pse ta fsheh se ata kanë shanse minimale për të kaluar në raundin tjetër, për të mos thënë e pamundur mbi atë çka pashë mbrëmë.

Krahasimi i ekipeve e dha verdiktin dhe për këtë jam shumë i lumtur”, përfundoi i ngazëllyer Julian Nagelsman.

Sfida e ardhshme do të luhet më 8 mars në mitikun e “Allianz Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat