Bylisi me probleme dëmtimesh

Futboll

Bylisi me probleme dëmtimesh

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 13:33
Bylisi me probleme dëmtimesh

Bylisi ka nisur dje që të mendojë për sfidën e radhës në kampionat, atë ndaj Laçit në stadiumin e këtyre të fundit. Ballshiotët çeduan në dy ndeshjet e fundit, teksa nuk kanë marrë asnjë pikë në Durrës dhe me Partizanin, ndërsa do të kërkohet me patjetër kthesa.

Trajneri Naxhi Shensoi dhe stafi i tij shpresojnë që në Laç të jetë skuadra më e plotë dhe të rikuperohen të dëmtuarit. Kujtojmë që në ndeshjen me Partizanin, Bylisi luajti me shumë mungesa, pasi shumë titullarë kishin probleme dhe dëmtime të trashëguara.

Trumçi i pezulluar e Adili në gjendje gripale, e po ashtu edhe Zguro, që i kishte mbledhur kavilja qysh para sfidës me durrsakët. Pa harruar dëmtimet e Loranit me tërheqje dhe Maçollit apo Felipe Souza. Gjithsesi, një pasqyrë më të saktë për gjendjen e lojtarëve do të ketë ndoshta sot ose nesër për të parë edhe të rikuperuarit.

E sigurt është që do të jenë gati Aleksandër Trumçi dhe Felipe Souza, duke plotësuar mbrojtjen dhe ofensivën e skuadrës së Naxhi Shensoit.

Bylisi ka një pozicion aspak komod në tabelën e renditjes, pasi tashmë ndodhen në vendin e fundit me Kukësin e Teutën apo dhe Laçin që kanë nisur të shkëputen.

Por ajo që duhet theksuar është se ballshiotët kanë një kalendar që në këtë fazë të tretë i favorizon për faktin se presin në fushën e tyre si Egnatian ashtu dhe Erzenin… Ndaj edhe llogaritë kanë nisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat