Ditë e veçantë te Milani

Futboll

Ditë e veçantë te Milani

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 18:30
Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç është kthyer përsëri në fushën e lojës për një ndeshje futbolli, jo në një sfidë zyrtare, por në një miqësore brenda grupit të kuqezinjve dhe lojtarëve të ekipit U18.

Një ndeshje e veçantë për sulmuesin suedez pasi ka luajtur përkrah djalit të tij me fanellën kuqezi.

Pioli vendosi të aktivizonte në këtë ndeshje lojtarët që nuk kishin luajtur në sfidën e mbrëmshme ndaj Totenhem dhe ata që kishin pak minuta në këtë sfidë, ndërsa kishte lënë pushim të tjerët.

Përballë ishte U18 e Milanit ku luan një tjetër Ibrahimoviç, Maksimilian, djali i madh i Zlatan.

Ky i fundit ishte lideri i sulmit të ekipit U18, duke luajtur përkrah të birit i cili vepronte si sulmues në të majtën.

16-vjeçari luan sulmues krahu dhe ashtu si vëllai i tij më i vogël, Vinsent, është pjesë e akademisë së kuqezinjve, duke kompletuar familjen Ibrahimoviç në strukturat e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat