Martinez dëshiron të largohet nga Aston Villa

Futboll

Martinez dëshiron të largohet nga Aston Villa

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 18:32
Martinez

Fitimi i Kupës së Botës nga Argjentina në stadiumet e Katarit, duket se i ka hapur oreksin për më shumë tituj dhe në planin individual Emiliano Martines.

Portieri 30-vjeçar është pjesë e Aston Villa që nga vera e vitit 2020, duke qenë portieri i parë i klubit në këtë periudhë trevjeçare, duke bërë 96 paraqitje në të gjitha garat.

Megjithatë, me deklaratat e fundit, portieri argjentinas ndër të tjera ka theksuar se vështirë se do të arrijë të fitojë një titull me skuadrën, ndërsa nga ana tjetër ka thënë se ndjen se e meriton të jetë në nivelin e Champions League.

“Do të doja të fitoja një titull me Aston Villa. Por, është e komplikuar…

Jemi eliminuar nga Kupa janarin e kaluar. Kam ndjenjën se jam në nivelin për të luajtur dhe për të fituar Ligën e Kampionëve”, tha ai.

Kujtojmë se Martines ka kontratë me Aston Villa deri në verën e vitit 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat