Përleshja e ashpër, që po e çudit botën

Futboll

Përleshja e ashpër, që po e çudit botën

Nga: K.G. Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 18:47
Përleshja e ashpër

Në rrugët e Stokholmit janë parë përleshje të ashpra mes dy grupeve huliganësh.

Përplasja brutale është drejtuar nga tifozët e Djurgarden dhe Norrkoping dhe duket qartë se përleshja ishte e organizuar. 

Në konflikt kanë marrë pjesë rreth 60 huliganë, 30 nga njëra anë dhe 30 nga ana tjetër.

Ata u vërsulën me njëri - tjetrin dhe më pas shpërtheu një përleshje e përgjithshme, në të cilën nuk dihej se kush kë po godiste.

Policia nuk ka ndërhyrë dhe rrugët e Stokholmit kanë bërë jehonë vetëm nga britmat e djemve, të cilët nga goditjet e ashpra ranë në tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat