Bie në sy prania e Reus në pankinë

Futboll

Bie në sy prania e Reus në pankinë

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 20:38
Bie në sy prania e Reus në pankinë

Champions Leagie sot dhuron një sfidë interesante mes Borusia Dortmund dhe Chelsea, dy ekipet të cilat padyshim e shohin fazën çerekfinale të turneut si një objektiv të rëndësishëm dhe do të bëjnë maksimumin për ta arritur.

Dortmundi paraqitet në këtë ndeshje me ndryshime në rreshtim për shkak të dëmtimeve e formës, teksa Sebastian Haller do të luajë nga minuta e parë.

Bie në sy prania e Reus në pankinë, ashtu si edhe e Humels, ndërsa shiriti i kapitenit i është besuar Xhud Bellingem.

Ndërkohë, londinezët do të luajnë nga minuta e parë me afrimet e bujshme të janarit, pasi Zhoao Feliks, Mudrik dhe Enzo Fernandez rreshtohen mes titullarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat