Dortmundi fiton me fat ndaj Chelseat! Benfica ballëlart nga Brugge 

Futboll

Dortmundi fiton me fat ndaj Chelseat! Benfica ballëlart nga Brugge 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 shkurt 2023 Në ora: 20:51 Përditësuar në ora: 22:57 më 15.02.2023
Pamje nga ndeshja Dortmund - Chelsea

Benfica, një hap drejt çerekfinales

Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Chelseat, në takimin e parë të tetës së finales së Champions League në futboll.

Dortmundi ka qenë me fat, pasi që Chelsea ka shpërdoruar disa raste të mira sidomos në pjesën e dytë. 

Në minutën e 32-të, Joao Felix i Chelseat, ka dështuar nga një pozitë ideale, nga rreth 12 metra gjuan mbi portën e Dortmundit.

Fat i madh për Dortmundin në minutën e 38-të, futbollisti Joao Felix i Chelseat, depërton bukur brenda 16-shit, por goditja e tij ndalet nga tërthorësja. 

Në minutën e 63-të, Karim Adeyemi me depërtim individual kaloi një lojtar të Chelseat, pastaj edhe portierin Arrizabalaga dhe me goditje të fortë shënon për 1:0.

Në minutën e 82-të, Dortmundi me fat,  Kalidou Koulibaly godet por njëri nga mbrojtësit e Dortmundit e hoqi topin nga vija fatale.

Shumë raste ka humbur Chelsea, ndërsa fati sportiv ishte në anën e verdhezinjve.

Club Brugge si vendas ka pësuar humbje me rezultat 0:2 nga Benfica.  

Në minutën e 51-të, futbollisti Joao Mario ka shënuar nga penalltia.

Në minutën e 88-të, Neres vulosi epilogun, 0:2. Benfica ka epërsi të madhe për sfidën e kthimit në Lisbonë. 

Dortmund – Chelsea 1:0

Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund.
Gjyqtar: J. Manzano (Spanja).
Shënues: Adeyemi (63').

Kartona të verdhë: Bellingham, Can, Adeyemi, Ryerson, Ozscan, Sule  - Silva, James, Ziyech, Mount.
Dortmund: Kobel, Schlotterbeck, Ozcan, Haller (Modest 68'), Guerreiro, Wolf (Ryerson 73'), Brandt, Bellingham, Emre Can, Sule, Adeyemi (Bynoe-Gittens 79').
Chelsea: Arrizabalaga, Fernandez, Thiago Silva, Joao Felix, Loftus-Cheek, Mudryk (Cucurella 71'), Chilwell (Mount 71'), Ziyech, James, Koulibaly, Havertz.

Club Brugge - Benfica 0:2

Stadiumi "Jan Breyde" në Brugge.
Gjyqtar: D. Massa (Italia).
Shënues: Joao Mario (51' - nga penalltia), Neres (88')
Kartona të verdhë: Odoi, Sowah - Otamendi.
Club Brugge: Mignolet - Odoi (Nielsen 65'), Hendry, Mechele - Clinton, Onyedika, Vanaken, Meijer - Buchanan, Sowah (Jutgla 79'), Lang.
Benfica: Vlachodimos - Bah, Antonio Silva (Neres 65'), Otamendi, Grimaldo - Florentino, Chiquinho, Joao Mario (Neves 90+4'), Rafa, Aursnes - Goncalo Ramos (Giedes 65').

Dortmundi me fat sportiv

(E plotësuar) - 90' Fundi i takimit.

86' Chelsea e pafat.

82' Dortmundi me fat,  Kalidou Koulibaly godet por njëri nga mbrojtësit e Dortmundit e hoqi nga vija fatale.

75' Pak gola në katër ndeshje në dy ditët, dje dhe sot.

71' Dortmundi ruan epërsinë deri me tash.

Dortmund – Chelsea 1:0

Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund.

Gjyqtar: J. Manzano (Spanja).

Shënues: Adeyemi (63').

Kartona të verdhë: Bellingham, Can, Adeyemi, Ryerson, Ozscan, Sule  - Silva, James, Ziyech, Mount.

Dortmund: Kobel, Schlotterbeck, Ozcan, Haller (Modest 68'), Guerreiro, Wolf (Ryerson 73'), Brandt, Bellingham, Emre Can, Sule, Adeyemi (Bynoe-Gittens 79').

Chelsea: Arrizabalaga, Fernandez, Thiago Silva, Joao Felix, Loftus-Cheek, Mudryk (Cucurella 71'), Chilwell (Mount 71'), Ziyech, James, Koulibaly, Havertz.

Club Brugge - Benfica 0:2

Stadiumi "Jan Breyde" në Brugge.
Gjyqtar: D. Massa (Italia).

Shënues: Joao Mario (51' - nga penalltia), Neres (88')

Kartona të verdhë: Odoi, Sowah - Otamendi.

Club Brugge: Mignolet - Odoi (Nielsen 65'), Hendry, Mechele - Clinton, Onyedika, Vanaken, Meijer - Buchanan, Sowah (Jutgla 79'), Lang.

Benfica: Vlachodimos - Bah, Antonio Silva (Neres 65'), Otamendi, Grimaldo - Florentino, Chiquinho, Joao Mario (Neves 90+4'), Rafa, Aursnes - Goncalo Ramos (Giedes 65').

63' Karim Adeyemi me depërtim individial kaloi në lojtarl të Chelseat, kalon edhe portierin dhe me goditje të fortë shënon për 1:0.

61' Lojë e fortë në Dortmund.

53' Chelsea po lufton.

51' Futbollisti Joao Mario ka shënuar nga penalltia dhe kalon në epërsi ekipin e Benfica-s.46' Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para.

45' Minuta e fundit e pjesës së parë.

41' Chelsea i rrezikshëm.

38' Fat i madh për Dortmundin, futbollisti Joao Felix i Chelseat, depërton bukur brenda 16-shit, pro goditja e tij ndalet nga tërthorësja. 37' Pa gola në Dortmund pa gola në Brugge.

34' Nuk mungojnë rastet.

32' Joao Felix i Chelseat ka dështuar nga një pozitë ideale, nga rreth 12 metra gjuan mbi portën e Dortmundit.

30' Ende pa gola por ka kartona të verdhë në dy ndeshje.

27' Julian Brandt gjen Sebastien Haller (Dortmund) por ky i fundit nuk mund të gjejë objektivin pasi përpjekjet e tij nga brenda zonës shkoi pak larg shtyllës së majtë!

26' Dortmundi po sulmon.

24' Chelsea kërkon rezultat të favorshëm, që të jetë më i qetë për sfidën e kthimit.20' Fakt interesant bë Dortmund, lojë e mirë por nuk ka ndonjë rast ideal.

17' Dortmund - Chelsea nuk ndonjë rast të veçantë deri me tash.

15' Chelsea synon golin.12' Nuk ka gola ende por lojërat janë të mira.

8' Lojë me ritëm në. Dortmund.

5' Chelsea nuk është inferiore.

3' Dortmundi shton presionin.

2' Nuk ka gola në asnjërën ndeshje.

Fillojnë ndeshjet!

Dortmund – Chelsea, formacionet zyrtare

Borussia Dortmund-Chelsea, është sfida e radhës që luhet sonte në kuadër të 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Dueli mes ‘milionerëve’ të Gjermanisë dhe ‘Bluve’ të Londrës, do të luhet në në stadiumin “Signal Iduna Park”, në një ndeshje që parashikohet të sjellë sfda dramatike.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Dortmund: Kobel, Schlotterbeck, Ozcan, Haller, Guerreiro, Wolf, Brandt, Bellingham, Emre Can, Sule, Adeyemi.

Chelsea: Arrizabalaga, Fernandez, Thiago Silva, Joao Felix, Loftus-Cheek, Mudryk, Chilwell, Ziyech, James, Koulibaly, Havertz.

Ndeshja Dortmund-Chelsea starton në orën 21:00.

Bie në sy prania e Reus në pankinë

Champions Leagie sot dhuron një sfidë interesante mes Borusia Dortmund dhe Chelsea, dy ekipet të cilat padyshim e shohin fazën çerekfinale të turneut si një objektiv të rëndësishëm dhe do të bëjnë maksimumin për ta arritur.

Dortmundi paraqitet në këtë ndeshje me ndryshime në rreshtim për shkak të dëmtimeve e formës, teksa Sebastian Haller do të luajë nga minuta e parë.

Bie në sy prania e Reus në pankinë, ashtu si edhe e Humels, ndërsa shiriti i kapitenit i është besuar Xhud Bellingem.

Ndërkohë, londinezët do të luajnë nga minuta e parë me afrimet e bujshme të janarit, pasi Zhoao Feliks, Mudrik dhe Enzo Fernandez rreshtohen mes titullarëve.

Club Brugge – Benfica, sfidë interesante 

Pakkush e kishte menduar se Klub Club Brugge - Benfica do të ishte një përballje që do të siguronte një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve për një prej këtyre dy skuadrave.

Por ata ia dolën të kalonin në grupet përkatëse dhe tanimë do të diskutojnë mes tyre një sfidë që deri diku duket e hapur.
 
Club Brugge - Benfica

Club Brugge: Mignolet - Odoi, Hendry, Mechele - Clinton, Onyedika, Vanaken, Meijer - Buchanan, Sowah, Lang.

Benfica (4-2-3-1): Vlachodimos - Bah, Antonio Silva, Otamendi, Grimaldo - Florentino, Chiquinho, Joao Mario, Rafa, Aursnes - Goncalo Ramos.

Dortmundi ndeshet me Chelsean dhe Club Brugge përballet me Benfica-n

Sonte zhvillohen edhe dy përballje tjera të tetës së finales së Champions League në futboll.

Dortmundi ndeshet me Chelsean dhe Club Brugge përballet me Benfica-n.

Mbrëmë u takuan PSG – Bayern 0:1 dhe Milan – Tottenham 1:0.

Dortmund – Chelsea

Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund.
Gjyqtar: J. Manzano (Spanja.Dortmund: Kobel, Schlotterbeck, Ozcan, Haller, Guerreiro, Wolf, Brandt, Bellingham, Emre Can, Sule, Adeyemi.
Chelsea: Arrizabalaga, Fernandez, Thiago Silva, Joao Felix, Loftus-Cheek, Mudryk, Chilwell, Ziyech, James, Koulibaly, Havertz.

Club Brugge - Benfica

Stadiumi "Jan Breyde" në Brugge.
Gjyqtar: D. Massa (Italia).

Club Brugge: Mignolet - Odoi, Hendry, Mechele - Clinton, Onyedika, Vanaken, Meijer - Buchanan, Sowah, Lang.

Benfica (4-2-3-1): Vlachodimos - Bah, Antonio Silva, Otamendi, Grimaldo - Florentino, Chiquinho, Joao Mario, Rafa, Aursnes - Goncalo Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat