Bellingem djeg etapat si kapiten

Futboll

Bellingem djeg etapat si kapiten

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 22:08
Bellingem djeg etapat si kapiten

Xhud Bellingem ka treguar që në moshë shumë të re se është një lojtar i cili padyshim do të bëjë emër në futbollin botëror.

Kjo është dhe arsyeja pse Borusia Dortmund i beson verbërisht lojtarit dhe në ndeshjen e sotme në Ligën e Kampioneve ndaj Çelsit, i ka dorëzuar adoleshentit edhe shiritin e kapitenit.

Një vendim që e fut anglezin në librat e rekordeve të këtij turneu, pasi e bën atë futbollistin e dytë më të ri që ka mbajtur shiritin në një sfidë me eliminim direkt.

Bellingem, i cili është 19 vjeç, 7 muajsh e 16 ditë, kalohet vetëm nga holandezi Matijs De Ligt.

Ky i fundit ka vendosur rekordin e turneut me Ajaksin në ndeshjen ndaj Real Madrid, kur në moshën 16 vjeç, 6 muaj e 1 ditë, ishte ai që udhëhoqi skuadrën në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat