Real Madridi shfryhet në Elchen

Futboll

Real Madridi shfryhet në Elchen

Nga: K. G. Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 22:45
Karim Benzema

Real Madridi pas triumfit në Kupën e Botës për klube, i kthehet kampionatit spanjoll, duke shënuar fitore të thellë, me rezultat 4:0 ndaj Elche-s.

Skuadra e Elche-s, nuk ka pas kaçik që të shtyhet me kampionin në fuqi, veç në pjesën e parë pësuan tre gola.

Në minutën e 8-të, Asensio hapi serinë e golave, ndërsa Karim Benzema shënoi dy gola, që të dyja nga penalltia, në minutën e 31-të dhe 45+1.

Në minutën e 80-të, Modriç thellon rezultatin në 4:0.

Pas javës së 21-të, Barcelona kryeson me 56 pikë, ka 8 më shumë se Reali në pozitën e dytë dhe Elche është në fund me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat