Trajneri i Dortmundit: Ishte fantastike

Futboll

Trajneri i Dortmundit: Ishte fantastike

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 11:59
Edin Terziç

Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terziç, është shprehur shumë i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Chelseas.

‘Milionerët’ e Gjermanisë mbrëmë mundën londinezët (1-0), në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Terziç tha se kjo fitore është shumë rëndësishme për skuadrën e tij.

Ai e pranon se skuadra e tij kishte edhe fat, derisa Terziç lavdëri portierin e tij.

“Ishte fantastike.

Ne patëm edhe fat dhe një portier të jashtëzakonshëm”, tha ai.

Chelsea e dominoi në pjesën e fundit të ndeshjes, por është shumë e rëndësishme që fituam në shtëpi”.

“Ne u mbrojtëm mirë.

Kobel ishte në formë të jashtëzakonshme”, ka theksuar Terziç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat