Conte qëndron në Itali pas humbjes në Champions

Futboll

Conte qëndron në Itali pas humbjes në Champions

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 12:20
Antonio Conte

Trajneri Antonio Conte nuk ka udhëtuar me skuadrën e Tottenham për në Londër pas humbjes 0-1 që Spurs pësuan ndaj Milan në Champions League.

Klubi londinez ka sqaruar se trajneri italian ka qëndruar në vendlindje për të kryer disa kontrolle rutinë mjekësore, pas operacionit që kreu dy javë më parë.

Skuadra e Tottenham do të drejtohet nga zv.trajneri Cristian Stellini në ndeshjen e radhës në Premier League ndaj West Ham.

“Si pasojë e një kontrolli rutinë pas operacionit, trajneri Antonio Conte do të qëndrojë në Itali me familjen e tij, për të rikuperuar pas ndërhyrje kirurgjikale”, thuhet në deklaratën e klubit.

“Shëndeti është më i rëndësishëm se gjithçka dhe i gjithë klubi i uron shërim të shpejtë. Cristian Stellini do të mbulojë detyrat e trajnerit të parë”, shton më tej klubi londinez.

Trajneri Antonio Conte mungoi edhe në disa ndeshje më herët, pas operacionit që kreu dy javë më parë. Nuk dihet se kur do të rikthehet në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat