Ancelotti zbulon preferencat e tij

Futboll

Ancelotti zbulon preferencat e tij

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 13:05
Carlo Ancelotti

Pas fitores 4-0 ndaj Elche, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka folur për disa nga lojtarët e tij, që shkëlqyen edhe në këtë ndeshje.

Në veçanti për Luka Modric dhe Asensio, duke dhënë informacione për të ardhmen e tyre.

Sipas “AS”, si kroati ashtu dhe spanjolli janë në fundin e kontratës së tyre me “los blancos”, por kanë 10 vite diferencë në moshë.

Në lidhje me Asensio, trajneri italian nuk jep siguri se kontrata do t’i rinovohet:

“Nuk e di nëse do të qëndrojë me ne apo jo.

Nuk e di dhe sinqerisht që nuk më intereson shumë kjo gjë.

Ajo që më intereson është sfida e radhës që kemi për të luajtur dhe që për mua është shumë e rëndësishme.

Unë shpresoj që ai të vazhdojë të luajë siç ka bërë deri më tani, më pas klubi do të vendosë”.

Në lidhje me Modric, që ka shprehur dëshirën ta mbyllë karrierën në Madrid, trajneri është më i qartë: “Për mua Luka është i paprekshëm.

Gjithsesi, te Real të gjithë janë të rëndësishëm, por nuk mund të aktivizoj gjithnjë të njëjtët lojtarë në çdo ndeshje. Duhet të mendoj për të gjithë, për dëmtimet etj”.

Kroati e nisi ndeshjen nga stoli dhe më pas shënoi në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat