Gjesti bujar nga Vllaznia, më shumë se 15 mijë euro drejt Turqisë dhe Sirisë!

Futboll

Gjesti bujar nga Vllaznia, më shumë se 15 mijë euro drejt Turqisë dhe Sirisë!

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 14:28
Logo e Vllaznisë

Gjesti bujar nga Vllaznia, më shumë se 15 mijë euro drejt Turqisë dhe Sirisë!

Përpara duelit me Tiranën, klub i i Vllaznisë bëri me dije se të gjitha të ardhurat që do të fitoheshin nga ky takim do të shkonin për të ndihmë në Turqi dhe Siri pas tërmetit të fuqishëm që goditi këto dy shtete disa ditë më parë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi shkodran tregon se ka realizuar transferimin e të gjithave të ardhurat që u fituan nga ndeshja drejt dy shteteve të prekura, të cilat shkojnë deri në 15 mijë e 300 euro.

Gjithashtu Vllaznia falënderon tifozët e saj për këtë solidarizim për t’ ardhur në ndihmë Turqisë dhe Sirisë në këtë moment të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat