Arsenali - i impresionuar me formën e sulmuesit të Manchester Utd

Futboll

Arsenali - i impresionuar me formën e sulmuesit të Manchester Utd

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 14:43
Marcus Rashford

Klubi anglez, Arsenal është i impresionuar me formën që po shfaq sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

‘Topçinjtë’ sipas medieve britanike, janë të interesuar për transferimin e yllit të ‘Djajve të Kuq’ gjatë kësaj verë.

Reprezentuesi anglez me klubin nga ‘Old Traffordi’ ka kontratë deri në verën e vitit 2024, por lojtari gjatë verës që po vjen mund të bëhet me klub të ri.

Rashford prej kohësh është në ‘radarin’ e PSG-së, por tani në garë për të është futur edhe Arsenali.

Klubi nga ‘Emiratës’ thuhet se është duke përgatitur një ofertë shokuese për asin e Unitedit.

Menaxheri i londinezëve, Mikel Arteta është tifoz i madh i sulmuesit anglez të cilin e do në skuadër për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat